Partia Demokratike i ka kërkuar kryeministrit Edi
Rama që të japë sqarime në lidhje me akuzat e koleksionistit
Gjergji Thimio. Në një deklaratë për mediat deputeti demokrat Aldo Bumçi i kërkoi edhe Prokurorisë që të nisë hetimet për këto akuza.
"Kreu i qeverisë
Rama, mentori i tij Koço Kokëdhima dhe koleksionisti i palegalizuar Lame nuk dhanë asnjë sqarim publik për këtë akuzë tronditëse në sallën e gjyqit.
Gjergji Thimio u shpreh se deputeti Kokëdhima dhe Artan Lame kërkuan për kryeministrin Edi
Rama një pikturë të rrallë të Onufrit me vlerë 1 milionë euro për këshilltarin e tij Toni Blair." tha
Bumci.
Sipas tij koleksionisti
Thimio deklaroi se pjesë nga koleksioni i tij kanë humbur në inventarin e pikturave dhe ikonave duke akuzuar Ramën dhe Kokëdhimën për vjedhjen e tyre dhe inskenimin e arrestimit të tij për këtë qëllim.
Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për këtë akuzë të
Gjergji Thimios dhe të hetojë dëshminë e dhënë përpara trupit gjyqësor.
Shtuar më 10/05/2014,
ora 13:17