PD: Rama të mbajë përgjegjësi për inkriminimin e Parlamentit
Pëlqej
Partia Demokratike i është rikthyer sërish rastit të incidentit në Kuvend mes deputetit socialist dhe atij demokrat. Duke akuzuar deputetin socialist Arben Ndokën, PD shprehet se Kryeministri Edi Rama vazhdon të heshtë për ‘inkriminimin e parlamentit’ duke shfaqur një mungesë përgjegjshmërie dhe llogaridhënie.

Kryeministri ynë, i mbyll sytë para malit me fakte e dokumente, para vendimit të Gjykatës së Romës që e dënon me 7 vite burg deputetin e tij, para njohjes së këtij dënimi që ka dhënë drejtësia italiane, nga gjykatat tona. Edi Rama i lan duart, duke thënë se atij i mjafton një fletushkë, një dëshmi penaliteti false” thuhet ne deklaraten per shtyp.

PD thekson se Edi Rama me vetëdije të plotë, ka bërë deputet një person me të kaluar kriminale, për ta përdorur atë si instrument dhune gjatë fushatës dhe për të 'goditur, dhunuar e kërcënuar opozitën'.
Shtuar më 22/08/2014, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori