PD: Rama te heq dore nga presioni politik ndaj mediave
Albeu.com
"Dje Edvin Kristaq Rama, në një akt tërbimi të plotë ndaj eficencës së operacionit të shpëtimit të Komitetit Ndërministror për menaxhimin e situatës së përmbytjes në rrethin e Shkodrës, nuk kurseu në sulmin e tij as edhe mediat e lira të vendit".
Kështu u shpreh zëdhënësja e PD-së Erla Mëhilli në një konferencë për shtyp për kreun e opozitës. “Partia Demokratike i kërkon Edvin Ramës të heqë dorë nga presioni politik mbi mediat e pavarura të vendit theksoi Mëhilli duke shtuar se mediat kanë bërë dhe po bëjnë detyrën me profesionalizëm të plotë.
Shtuar më 10/01/2010, ora 21:00
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori