PD: Rama si Nastradini kalon nga shpifja në shpifje
Partia Demokratike reagoi sot ndaj deklaratave të kreut të PS-së në lidhje me mungesën e investimeve në qytetin e Beratit. Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi gjatë një konference për shtyp akuzoi Ramën se iu drejtua Beratit me shpërthimin e radhës së urrejtjes, duke sulmuar arritjet e qeverisë.

“Atë që i ka bërë kjo qeveri Beratit nuk mund të ja bënte asnjë armik, asnjë pushtues. Këto fjalë nuk janë thënë nga ndonjë pacient që mjekohet në spital psikiatrik! Me këto fjalë Edvin Kristaq Rama ju drejtua zyrtarëve të Beratit në shpërthimin e radhës të urrejtjes së papërmbajtur për arritje të prekshme dhe te pamohueshme të qytetarëve të tyre. Partia Demokratike nuk merret me trillimet e një mëndje të sëmure që ka humbur çdo llogjikë dhe si Nastradin kalon nga shpifja në shpifje. Por Parti Demokratike është e bindur se çdo qytetar i Beratit ndjehet krenar si qytetar i një qyteti dhe vendi anëtar të NATOS, si banorë të një qyteti që gjatë këtyre viteve hyri në mbrojtjen e UNESKOS si trashëgimi kulturore Botërore”, theksoi Vorpsi.

Sipas Vorpsit, në 8 vite Partia Demokratike bëri më shumë se sa qeveria e Partisë Socialiste.

“Qytetarët e Beratit dhe mbarë Shqiptarët ndjehen krenare sepse lëvizin tani pa viza në Evropë megjithëse Edvini dhe neobllokmenët e Partisë Socialiste bënë çdo gjë që ti ndrynin vizat në kuti e të bllokonin heqjen e tyre. Partia Demokratike e di mirë se qytetarët e Beratit kanë plot probleme për të zgjidhur dhe përballen me jo pak vështirësi. Por ata e dinë se gjatë këtyre viteve qeveria e Partisë Demokratike ka investuar në qarkun e Beratit 18 herë më shumë se sa qeveria e Partisë Socialiste. Në këto vite në qarkun e Beratit janë ndërtuar dhe rindërtuar 510 km rrugë kombëtare rurale dytësore dhe të treta , në te katër anët e këtij qarku. Qytetarët e Beratit vlerësojnë shumë faktin se qeveria po ndërton boshtin e jugut të cilin zoti Edvin ka frikë ti përmend emrin”, shtoi Vorpsi.
Shtuar më 14/05/2013, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori