PD: Rama si baron droge në Kinë, fluturim me avion privat
Pëlqej
Deputeti demokrat Edi Paloka akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se është përfshirë në një skandal korruptiv duke udhëtuar për në Kinë, me një avion privat.

Në një deklaratë për mediat, Paloka tha se fluturimi i shtrenjë është një abuzim me fondet publike.

“Paraqitja e tij në një samit të rëndësishëm, në shkelje të çdo etike, si një baron droge, është skandali më i vogël që ka bërë Edi Rama në dy ditët e fundit. Ky është një abuzim financiar, kompromentim dhe korrupsion i pastër. Kapardisja prej baroni dhe fluturimi luksoz i Edi Ramës, nuk kanë asgjë të përbashkët me nevojat dhe kërkesat e vendit dhe të qytetarëve. Bizneset po mbyllen se nuk paguajnë dot taksat. Mijëra vende pune po shkurtohen çdo ditë. Çmimet po rriten çdo ditë. Varfëria dhe pamundësia po godasin tavolinat dhe xhepat e shqiptarëve”, u shpreh Paloka. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori