Nëpërmjet deputetit të saj, Oerd
Bylykbashi, PD ka akuzuar sot kryeministrin
Rama se ka shpërblyer militantët e Partisë
Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Bylykbashi theksoi Muho,
Biba dhe Shtylla u shpërblyer me poste të larta për bllokimin që I bën këtij institucioni.
“Ditët e fundit doli sheshit farsa e Partisë
Socialiste për gjoja paanshmërinë dhe apolitizmin e anëtarëve të saj në KQZ. Këto ditë Edi
Rama shpërbleu me poste të larta në administratë ish-anëtarët e tij në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për bllokimin që ata i bënë Komisionit. Denar
Biba dhe Albana Shtylla, me urdhër të Edi Ramës, bllokuan vendimmarrjen e KQZ-së, dhe me urdhër të tij braktisën detyrën në KQZ duke u dorëhequr në të njëjtën kohë. Këtë e bënë me pretendimin se ishin apolitikë.
Me këtë veprim militant të dënueshëm ligjërisht, ata shkatërruan për llogari të Partisë
Socialiste shkallën e parë ankimore, KQZ-në, me qëllim e vetëm që të varrosnin provat e vjedhjes prej Partisë
Socialiste të mijëra votave dhe të një mandati në Lezhë, si dhe shumë shkelje në zonat e tjera.Për këtë sjellje, këta anëtarë të KQZ-së meritonin ndëshkim sipas Kodit Zgjedhor.
Por Edi
Rama po i shpërblen për punën prej militanti të zellshëm politik. Ashtu siç dhanë dorëheqjen njëkohësisht, po njëkohësisht Denar
Biba u emërua Kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike, ndërsa Albana Shtylla u emërua Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit. Po kështu, Ilirjan Muho u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Hipotekave” tha
Bylykbashi. Sipas tij, tashmë nuk ka më shqiptar që ta besojë farsën komiko-tragjike të pavarësisë dhe depolitizimit te KQZ-së, që luajtën në Prill 2013 këta militantë partiakë, sipas regjisë së Edi Ramës./albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013,
ora 13:49