U gjetën të vdekur në kodër, një nga viktimat është këngëtar i njohur(FOTO LAJM)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Lezhë, ku në një kodër të fshatit Lalm, janë gjetur të vrarë më armë zjarri dy shtetas, të moshës rreth 60 vjeç.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktimat janë Prengë Simoni, dhe rapsodisti i njohur Kolë Murrani.

Trupat e viktimave u gjetën të pajetë pasi kishin marrë plumba fatalë arme zjarri në Lalm të vjetër rrethi Lezhë, zonë e thellë kodrinore.

Në njoftimin zyrtar, policia tha se “në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit”.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 27.04.2020 15:13