Ylli i Milanit shpërthen në lot pas ndeshjes me Veronan: Nuk më donte as nëna ime

Një nga lojtarët që spikati me paraqitjen e tij në ndeshjen Milan-Verona ishte Samuel Castillejo. Pas fitores së Milanit ka shpërthyer në lot sulmuesi spanjoll, dhe një një prononcim për “Milan Tv”, deklaroi se as nëna e tij nuk e donte deri dje, por sot do shkojë të festojë në shtëpinë e tij.

“Dje as nëna ime nuk më donte , tani unë gëzohem në shtëpinë time. Lotët përmblidhen në momentin që po jetoj”, theksoi Castillejo.

Ishte një nga ndeshjet më të mira me Milan për sulmuesin spanjoll i cili gjithashtu shprehej se ishte gati të largohej nga “Kuq e Zinjtë” por fati donte që ai të vazhdonte me Milan.

“Në verë isha më shumë jashtë sesa brenda, por fati donte që unë të qëndroja këtu”, përfundoi sulmuesi 26-vjeçar.


Shtuar 17.10.2021 11:18