PD: Rama po shkel ligjin e prokurimeve
Opozita akuzoi sot kryeministrin e ri Edi Rama se po shkel ligjin e prokurimeve. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi theksoi se Rama i paguan miliona euro zyrave konsulente dhe këtë sipas tij e bën me prokurim të drejtpërdrejtë, klientelist.

“Kryeministri i ri nuk bën tenderë të hapur ndërkombëtar. Kjo është shkelje e hapur e ligjit, ai do të kthejë prokurimin klientelist të drejtpërdrejtë. Do të bëjë shpenzime klienteliste”, tha Bylykbashi.

Sipas tij, Rama po përgatitet që me mazhorancën e tij të dërrmojë ligjin dhe shtetin e së drejtës. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2013, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori