PD: Rama po shkel ligjet për miqësi politike
Partia Demokratike përmes drejtorit të Departamentit për Çështjet e Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, deklaroi sot se kryeministri i vendit Edi Rama po i shpall paligjshmëritë e Koços monumente kulture. Ai theksoi se, ligjet dhe planet urbane që shkelen haptazi nga miqtë politikë të Edi Ramës ndërsa qytetarët e thjeshtë përballen me arrogancën e pushtetit.

Rama na mallëngjeu me deklaratën e tij: “Ne do bëjmë shtet. Kush shkel ligjin është i papranueshëm” Në fakt, shteti i Edi Ramës i burgos të varfërit për një tendë pa leje në shtëpinë e tyre. Por shteti i Edi Ramës mbyll sytë kur kalon nga Zogu i Zi ku ndërtesa 6 katëshe pa leje e deputetit të tij Abazi ka bllokuar diellin dhe ajrin e fqinjëve deri në katin e 6-të.

Shteti i Ramës po e paguan në natyrë me mushkritë e Tiranës ndërtuesin bujar të sarajeve të Surrelit. Shteti i Ramës fshihet dhe ikën në drejtim të paditur kur përballet me paligjshmeritë e Koçovë, Sadrive, Vangjushëve, dhe gjithë Metastazave të Oligarkisë kur keta shkelin dhjetra ligje njëherësh." tha Malltezi

Sipas Malltezit PD, po i jep mundësinë Ramës që ta mbajë fjalën dhe mos gënjejë si gjithnjë dhe për gjithçka. Partia Demokratike depozitoi në Prokurori kallëzimin penal të argumentuar në 12 faqe lidhur me paligjshmërinë e Koços. Sarajet e Koços dhunojnë jo 1 apo 2 por plot 10 ligje dhe 2 plane urbane. Ato përfaqësojnë një obelisk të anti-ligjit në Shqipëri. Për fat të keq, në vend që të deklaronte prishjen e obeliskut më të madh të anti-ligjit në Shqipëri, javën e shkuar Edi Rama premtoi që do i bëjë edhe një shëtitore përpara. Ky është tregues i llojit të shtetit që do të bëjë Rama.

Ndërkohë që po i shpall paligjshmëritë e Koços si “Monumente Kulture që mbrohen nga shteti i Edit” janë me qindra shtëpi e dyqane që u janë shembur të pamundurve pa procedure, pa ligj, dhe madje pa u dhënë kohë të sistemohen diku.

Koço shkel të gjithë ligjet e urbanistikës, mbrojtjës së mjedisit, lejeve mjedisore, rezervave ujore, planifikimit dhe kontrollit të territorit, inspektimeve të ndërtimit si edhe 2 Plane Urbanistike në fuqi, përkatësisht Planin e Zhvillimit të Bregdetit të Jugut dhe Planet e Detajuara Vendore të Bashkisë Himarë.

Ja tek janë hartat e Planit Rajonal dhe Planit të Detajuar Vendor që tregojnë sarajet e Koços në dhunim të plotë të këtyre planeve.

Kallëzimi penal përfshin veprat “Ndërtim i paligjshëm”, “Pushtim i tokës”, “Dëmtim të mjedisit”, “Shpërdorim i detyrës”, si dhe çdo vepër tjetër të konsumuar apo të mbetur në tentativë që do dalë nga hetimet si psh “falsifikim dokumentash” apo “dëshmi e rreme” nga drejtuesit e policisë.

Shpresojmë që Prokuroria që ka hapur çështje penale edhe për një tende pa leje në tokë të vet tek “armiqtë e partisë” dhe qytetarët e thjeshtë, do të këtë kurajon të çojë para ligjit Koçon për këto shkelje flagrante të 10 ligjeve dhe 2 planeve urbanistike në fuqi.

Nëse qeveria nuk ka qef të zbatojë shtetin ligjor në rastet kur cënohen interesat e Koçove të pushtetit, të pakten t’a bëjë në mënyrë ligjore, dhe të shtojë në Kushtetutë nenin “Çdo ligj shpallet i pavlefshem nëse bie ndesh me dëshirën e Metastazave të oligarkise së pushtetit”, deklaroi drejtori i Departamentit për Ccështjet e Mjedisit në PD Jamarbër Malltezi. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2015, ora 11:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori