PD: Rama po ndan pushtetin me krimin
Partia Demokratike akuzoi sot Kryeministrin Edi Rama se po vazhdon prej gjashtë ditësh të jetë turist i bienales, ndërkohë që prej gjashtë ditësh i ka lënë drejtimin e Qarkut të Vlorës, një personi me precedent kriminal.


“Duhej ta kishim vrarë vajzën që të mos kishim probleme, është shprehur gjatë rrëmbimit të pengut, në fillim të vitit 2000, në zonën e Siçilisë, Sadrit Danaj. Ky kriminel gjakftohtë, i cili nuk meriton veçse ndëshkimin e drejtësisë, është bërë nga Edi Rama Kryetar i Këshillit të qarkut. Bisedat e Danajt të përgjuara nga Policia Italiane dhe të publikuara nga La Republica, janë stili i një banditi me të cilin Edi Rama ndan pushtetin. Ky është modeli i deputetit të parë të listës për Vlorën, dhe me tej modeli i Kryeministrit për gjithë vendin” tha për mediat zëdhënësja Laura Vorpsi.

Ajo tha se me heshtjen e tij dhe me arratisjet turistike, Rama vetëm zgjat agoninë e një pushteti të kriminalizuar, pushtet që nuk ia kanë dhënë qytetarët e Vlorës dhe të vendit.
Shtuar më 08/06/2014, ora 13:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori