PD: Rama po mbron falsifikimin
Pëlqej
Partia Demokratike, nëpërmjet koordinatores për mediat, Silvi Bardhi akuzoi të premten kryeministrin Edi Rama se dje doli hapur në mbrojtje të një falsifikimi të një mashtrimi.

"Kryekontrollorja e tij për arsimin, rezulton se ka një diplomë false për doktoraturën e saj dhe që e ka përdorur këtë dokument në aplikimet që ka bërë për punë. Botërisht është mësuar se qendra që jepte të tilla doktoratura, ishte fantazëm dhe është mbyllur nga Ministria e Arsimit në vitin 2007. Lajmi është bërë publik dhe ka qënë prezent në të gjitha mediat" tha Bardhi.

Ajo theksoi se kryekontrollorja e cilësisë së universiteteve ka qënë ndoshta një nga viktimat e mashtruesit francez, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës.

"Por, Rama nuk merret me faktin, se po të merrej me faktin, do të duhej të merrte masa ndaj personit me diplomë të falsifikuar dhe që mashtron duke e shfrytëzuar këtë dokument të pavlefshëm" u shpreh Bardhi. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori