PD: Rama po hesht për çdo rast inkriminimi
Pëlqej
Partia Demokratike akuzoi sot Kryeministrin Rama se po hesht për çdo rast inkriminimi. Në një deklaratë për mediat, deputeti Flamur Noka tha se Partia Demokratike ka denoncuar me prova e me fakte se Edi Rama ka bërë deputet të Kuvendit të Shqipërisë, një të dënuar për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe rrëmbim personi, dhe Edi Rama ka heshur, Partia Socialiste ka heshtur.

Po ashtu deputeti demokrat deklaroi se Partia Demokratike ka denoncuar me prova e me fakte, se me Edi Ramën, është bërë drejtor rajonal transporti një person i kapur me 750 kg kanabis, është bërë drejtor i ujësjellësit një person i dënuar me 16 vite burg për trafik droge, ka marrë një pozicion kyç në drejtorinë e lojërave të fatit, dikush i kapur me 200 kg heroinë, dhe Edi Rama e Partia Socialiste kanë heshtur.

Noka shtoi se Partia Demokratike ka denoncuar me prova e me fakte se Edi Rama bëri kryetar të Këshillit të Qarkut, personin e arrestuar nga policia italiane dhe të akuzuar nga mediat më të mëdha atje për rrëmbimin e një fëmije, dhe Edi Rama e Partia Socialiste kanë heshtur.

Sipas tij janë denoncuar me dhjetëra raste të personave me precedentë penalë që kanë kapur zyrat e administratës, me prova e me fakte, dhe Edi Rama e Partia Socialiste kanë heshtur.

“Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë zgjedhur të reagojnë vetëm dje për një emërim të bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Kontrollori i Rinasit, që në të shkuarën ishte korrier në Rinas i kalimit të parave të pista, është emëruar në vitin 2012 në agjencinë ANTA, kur kjo agjenci drejtohej nga përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim.Ështe emëruar me pëlqimin e Ilir Metës, dhe vazhdon të kontrollojë Rinasin me bekimin e Edi Ramës”, u shpreh Noka. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori