PD: Rama përgjegjës për krimin në parlament
Pëlqej
Koordinatorja e Partisë Demokratike, Silvi Bardhi është shprehur se kryeministri Edi Rama është përgjegjës për inkriminalitetin në Kuvend dhe se këtë e dëshmon edhe me heshtjen e tij.

"Prej 24 ditësh, Edi Rama i ikën përgjegjësisë së drejtpërdrejtë që ka për inkriminimin e parlamentit, dhe për pasojat që ka sjellë kjo në jetën politike në vend. Kur shqiptarët panë deputetët e mazhorancës që goditën fizikisht brenda në parlament dhe kërcënuan me jetë opozitën për t’i mbyllur gojën, pritën që Edi Rama të mbante një qëndrim, edhe pse ishte ai porositësi i dhunës. Por Edi Rama heshti. Kur shqiptarët mësuan me prova dhe panë dosjen e plotë të agresorit dhe kërcënuesit, deputetit Arben Ndoka, i dënuar për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe për heqje të lirisë së tjetrit, pritën që Edi Rama të reagonte, edhe pse është ai që ka firmosur hyrjen e këtij personi me precedent penal në kuvend, veshjen e tij me mandat dhe imunitet. Por Edi Rama heshti, bëri të paditurin", tha Silvi Bardhi.

Sipas Partisë Demokratike, Edi Rama jo vetëm që nuk reagon ndaj krimit, por ai çdo ditë e më shumë po kap shtetin, institucionet dhe sistemin e drejtësiësë. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2014, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori