Deklaratat e Kryeministrit Edi
Rama për luftën ndaj
korrupsionit janë cilësuar sot nga partia Demokratike si deklarimet e Fidel Kastros për demokracinë. Në një deklaratë për mediat, deputeti Oerd
Bylykbashi u shpreh se kreu i qeverisë është
aleati më i mirë sot i korrupsuionit, sepse ai nuk zbaton vendimet e gjykatave.
"Edi
Rama është
aleati më i mirë sot i
korrupsionit, sepse ka bërë të paktën 1400 tendera me prokurim të drejtpërdrejtë, pa garë.
Edi
Rama është
aleati më i mirë i
korrupsionit, sepse ai lejon sarajet pa leje të mikut të tij Kokëdhima, dhe prish ndërtimet e fukarenjve.
Korrupsioni nuk gjen mik më të mirë se Edi Ramën, kur vota blihet me lekë, dhe kur me ligj pushohet hetimi i kësaj cështjeje.
Korrupsioni nuk ka mik më të mirë se Edi
Rama, kur ministri i tij abuzon me cdo aset shtetëror për dasmën e vet, dhe kur pranon dhurata luksi pa deklaruar asnjë prej tyre” tha
Bylykbashi.
Më tej ai u shpreh se
korrupsioni sot në Shqipëri nuk ka nxitës më të madh se Edi Ramën, i cili po shkon drejt pushtetit absolut duke kapur cdo institucion të pavarur. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014,
ora 13:54