Partia Demokratike akuzoi sot Kryeministrin Edi
Rama se po u devijon premtimeve të bëra gjatë fushatës elektorale për shëndetësi
falas. Duke iu referuar takimit që
Rama pati me punonjësit e shëndetësisë, zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorpsi tha se
Rama nuk tha asgjë lidhur me taksën
progresive që premtoi dhe shëndetësinë
falas.
“Kush shkon në
spital, e ka një hall. Edi
Rama shkoi sot në
spital, dhe halli i tij i madh është se ka premtuar shëndetësi
falas për të gjithë, dhe sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë del në dritë ky mashtrim elektoral. Mashtrimin e Edi Ramës për shëndetësi
falas, nuk ka mjek që ta kurojë. Z.
Rama vazhdoi të denonconte sot punën që ka bërë në spitalet tona për vite me radhë aleati i tij kryesor që e ka drejtuar këtë sistem, pavarësisht arritjeve dhe reformave të bëra.Z.
Rama nuk u tha asgjë mjekëve dhe infermierëve se kur do të zbatojë taksën e tij
progresive që do t’i ndihmojë ata të kenë të paktën 40 mijë lekë më shumë të ardhura në muaj, sic ka premtuar publikisht.Z.
Rama foli për shumë gjëra sot mes mjekëve dhe infermerëve, por nuk tha asgjë për tezën e tij për shendëtësi
falas. Kryeministri i ka tashmë të gjithë mekanizmat dhe kompetencat për të realizuar premtimin e tij elektoral, dhe nuk mund të justifikohet me asgjë” tha ajo.
Sipas saj
Rama ka dy personalitete, njëri që premton shëndetësi
falas, dhe tjetri që nuk thotë asgjë për këtë tezë kur gjendet në
spital. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013,
ora 16:57