PD: Qeveria, politika selektive me ndërtimet dhe territorin
Pëlqej
Partia Demokratike deklaroi sot se kryeministri Edi Rama e barazoi me vrasje krimin ndaj mjedisit, ndërsa në të njëjtën kohë, lejoi shembjen e një kodre të bukur në afërsi të banesës së tij.

“Pikërisht në kohën kur propaganda e Edi Ramës po arrinte pikun, kur ai e quajti krimin mjedisor të barabartë me vrasje, 100 metra larg shtëpisë së tij, makineri të tonazhit të rëndë shembën një kodër të bukur, për një ndërtim pa leje, në Surrel të Dajtit”, tha deputeti Arben Ristani për mediat.

Sipas tij, sekreti i këtyre makinerive që kryejnë atë që Edi Rama në një sallë të Hotel Tiranës po e quante vrasje, është se punojnë për një njeri të afërt të qeverisë dhe kur krimi mjedisor, ndërtimi pa leje ndodh 100 metra larg shtëpisë së Kryeministrit, bëhet, sipas ristanit “me lejen dhe bekimin e tij”.

“Po ju sjellim dhe një herë ndërmend propagandën e Kryeministrit, kur u kërkoi drejtuesve të policisë ta trajtojnë një ndërtim pa leje si vrasje”, tha deputeti demokrat, ndërsa tregoi një video të Kryemiistrit.

Ristani u shpreh se Edi Rama angazhoi në propagandë edhe Ministrin e tij të Brendshëm, i cili kërcënoi publikisht këdo që përfshihet në ndërtim pa leje, se e pret burgu.

“Partia Demokratike denoncoi dje një rast flagrant të ndërtimit pa leje. Cilat ishin masat që mori Edi Rama? Censuruan këto fakte të denoncuara nga qytetarët dhe Partia Demokratike në ekranet dhe faqet e gazetave. Kjo ishte e vetmja masë që morën”, u shprh më tej Arben Ristani.

Ai bëri me dije se ky ndërtim pa leje që denoncoi dje Partia Demokratike nuk është për Edi Ramën një vrasje, pasi, sipas deputetit Ristani, vrasjen po e bën njeriu më i afërt i Erion Veliajt.
Shtuar më 27/08/2014, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori