PD: Rama, kryepuçisti i grushtit të dështuar
Partia Demokratike sulmoi sot kreun e opozitës për nismën e ndërmarrë për protestë ndaj qeverisë më 8 Mars. Deputetja Ledina Alolli deklaroi se “Edvin Kristaq Rama, njeriu që dhunën e ka model të jetës, dhunën e ka platforme politike. Ky njeri lëvizjen për emancipimin dhe dinjitetin e gruas kërkon ta zëvendësojë me haremin e tij politik”.

Edvin Kristaq Rama, tha ajo, njeriu monument i dhunës ndaj grave, ndaj nënës, ndaj fëmijës dhe bashkëshortes së tij: Ai që rreh gruan e tij në publik; ai që mohon djalin e tij; ai që çoi në spital psikiatrik nënën e fëmijës së tij; ai që nxjerr bashkëshorten e tij lakuriq plazheve të botës; ai qe grushton e rreh me hunj nënën e tij dhe ai që dhunon, rreh, godet, thyen brinjët e bashkëjetueseve te tij të radhës.

“Partia Demokratike i thotë Edvinit që akuzoi Kristaq Ramën 1. Si baba të djalit dhe nuk bëri analizën për të faktuar akuzën. 2. Bashkëshortit që dhunon gratë e tij të shtëpisë duke mos kursyer as nënën e tij. 3. Babait që mohoi djalin për 13 vjet. I thotë, se asgjë nuk të shpëton nga përgjegjësia ligjore politike e organizimit të grushtit të shtetit të 21 janarit. Edvin Kristaq Rama mban mbi shpinë përbuzjen dhe përcmimin e cdo gruaje”, theksoi Alolli.

Sakaq, në një tjetër deklaratë, deputetja Paulina Hoti konstatoi se Edvin Kristaq Rama është kryepuçisti i grushtit të dështuar të shtetit të 21 Janarit. “Kreu i pjellave të Gadafëve dhe Benalive që kërkoi me dhunë dhe me pushkë të kthente pushtetin e përmbysur të tyre 20 vite më parë. Njeriu që është i gatshëm të shkelë mbi 13 mijë kufoma për karrigen e tij. Ky monument i turpshëm i korrupsionit në Ballkan. Ai që ktheu Partinë Socialiste në partinë e vetme të dhunës në Europë. I themi: Hiq rrethimin ndaj Prokurorisë. Dorëzoju drejtësisë. Kryeorganizatori i dhunës. Kryeorganizatori i tentativës për përmbysje me dhunë të rendit kushtetues për karrigen e tij, nuk mund e nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit të shtetit ligjor”, u shpreh Hoti.
Shtuar më 01/03/2011, ora 13:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori