Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit
Rama, se jo vetëm nuk mban premtimet me të cilat ka ardhur në
pushtet, por edhe kopjon programin e Bashës.
"Edi
Rama është
kryeministri i vetëm në botë që nuk mbajti as edhe një nga premtimet me të cilat erdhi në
pushtet. Ai do të mbahet mend si mashtrues i pashoq.
Premtoi 300 mijë vende pune, papunësia është rritur,
premtoi shëndetësi falas, shëndetësia është në krizë dhe e zhytur në korrupsion,
premtoi uljen e taksave, i rriti dhe i dyfishoi ato.
Edi
Rama është turisti më i pasur i vendit, dhe në dy vitet e qeverisjes, 162 ditë i ka kaluar jashtë, në hotele me 5 yje, duke shpenzuar qindra mijëra
euro nga taksat e qytetarëve, në udhëtime që nuk kanë sjellë asnjë të mirë për vendin, por vetëm të ardhura për xhepin e tij.
Edi
Rama njihet si një kopjac i bankës së fundit, pasi merr propozimin e z.Basha për pullën e pagesës së taksës për biznesin e vogël, i ndërron emrin, dhe e paraqet si të tijën. Sërish duke mashtruar. Edi
Rama është
kryeministri më i korruptuar në Ballkan, dhe dokumenti i punës së OSBE tregon se ai gëzon 200 milionë
euro pasuri që e ka strehuar në vendet OFF-SHORE, përmes vëllait të tij.
Edi
Rama po shton çdo ditë miliardat për vete, dhe pas çdo tenderi qëndron një papul ose një carapul i tij. Edi
Rama është
kryeministri i një qeverie të rënë, që po shtyn ditët në agoni e mbërthyer nga krimi, vjedhjet dhe mashtrimet. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2015,
ora 16:18