PD: Rama ia ka besuar pastrimin e parave, kryefinancierit të PS-së
Pëlqej
Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se ka vendosur në krye të administratës njerëz me të shkuar kriminale. Në një deklaratë për medit, deputeti PD-së Alban Zeneli u shpreh se Rama ia ka besuar pastrimin e parave, kryefinancierit të Partisë Socialiste.

"Pasi i ka siguruar pushtet dhe imunitet klientës së tij me të shkuar kriminale, duke i emëruar në poste kyçe të administratës dhe duke i emëruar deputet, Edi Rama ka menduar që edhe financat e tyre të paligjshme të mos cënohen, madje të legalizohen. Shqipëria mund të jetë rasti unik në botë që kryeminstri ia beson pastrimine parave kryefinancierit të partisë së tij. Kryefinancieri, që siguron donacionet e partisë, drejton luftën ndaj pastrimit të parave në vend. Ky konflikt i pashembull interesi është edhe një shkelje e ligjit ditën për diell. Sipas ligjit, një drejtor i lartë në administratën publike nuk mund të ketë background politik, aq mq pak të ketë funksione partiake. Gent Gazheli është emëruar menjëherë pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, në krye të pastrimit të parave, ndërkhë që vazhdon edhe kryefinacier i PS, të paktën deri në janar të këtij viti dhe kjo kuptohet nga kjo shkesë që disponon PD, që Gazheli i ka dërguar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve." u shpreh ai.


Me tej Zeneli deklaroi PD e denoncon këtë fakt të kthimit të shtetit dhe administratës në gjymtyrë të interesave klienteliste të Edi Ramës, qeverisë dhe PS-së. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori