PD: Rama i lidhur me krimin
Pëlqej
Partia Demokratike akuzoi sërish sot kryeministrin Edi Rama për inkriminim të administratës, zyrave të shtetit e parlamentit. Përmes një deklarate për mediat, PD shprehet se kryeministri i ka hapur dritën jeshile abuzimit në cdo drejtim.

"Modeli që ka krijuar dhe promovon Edi Rama, po jep cdo ditë rezultate. Teksa ka inkriminuar administratën, zyrat e shtetit, parlamentin, Edi Rama i ka dhënë leje cdo zyrtari, cdo kujt që ka lidhje me oligarikë që të shkelë ligjin, rregullin, moralin.D uke futur në parlament të dënuarin për trafik prostitucioni, duke emëruar trafikantët e drogës e rrëmbyesit e fëmijëve në poste kyce, Rama i ka hapur dritën jeshile abuzimit në cdo drejtim.
Në këtë mënyrë, ai ka dhënë lejen për miqtë e tij të ndërtojnë pa leje. Ka krijuar lehtësitë që zyrtarët dhe përfaqësuesit politikë të kërkojnë favore seksuale.Ka ngritur sistemin e një korrupsioni masiv.Mblesëria e Edi Ramës me përfaqësuesit më në zë të trafikut të drogës e botës së krimit, ka sjellë në jetë oligarkinë e sotme në veprim.
E vetmja gjë e qëndrueshme sot është lidhja rreth pushtetit dhe qeverisjes e një rrjeti të madh trafikantësh e ish-të dënuarish për vepra të rënda penale.Partia Demokratike do të vazhdojë cdo ditë të bëjë transparencë me dhe për qytetarët e vendit, në emër të interesit më të lartë publik." thuhet ne deklaraten per media. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori