PD: Rama hesht, sot 39 ditë nga dhuna në Kuvend
Pëlqej
Partia Demokratike akuzo sërish sot kryeministrin Edi Rama, për çështjen e quajtur ‘kriminalizim në Kuvend’ lidhur me përplasjen e deputetit demokrat Gent Strazimiri me atë socialistit Arben Ndoka.

Në një deklaratë për shtypin, deputeti demokrat Igli Cara i kujtoi kryeministrit se u bënë 39 ditë që hesht ‘përpara dhunës e sulmit banditesk të organizuar prej tij’ ndaj deputetëve të opozitë.

"Prej 39 ditësh Rama hesht përballë gjithë fakteve që dëshmojnë inkriminimin e Kuvendit të Shqipërisë, Kuvendit të një vendi ku përpjekjet e shqiptarëve në 24 vite bënë që sot të gëzojë statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian", u shpreh Cara.

Cara deklaroi se Partia Demokratike, nuk do të pranojë që Edi Rama të vendosë në politikën shqiptare e në Kuvendin e Shqipërisë standardin e tij, ‘të trafikantit deputet, e të deputetit dhunues të opozitës e opozicionit në këtë vend’.

“Ne demokratët do të jemi çdo ditë në këtë foltore, në çdo zyrë, institucion, fshat e qytet për të denoncuar e bërë transparencë mbi kriminalizimin e politikës, e këtë do bëjmë me fjalën tonë, vullnetin politik dhe respektin për shqiptarët”, shtoi deputeti.
Shtuar më 18/08/2014, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori