Punonjësi i bashkisë humbi jetën, arrestohet inxhinieri

Policia e Beratit ka arrestuar inxhinerin e pyjores, me iniciale K.B. 31-vjeç, pas ngjarjes së rëndë të një dite më parë, ku humbi jetën një punonjës teksa po priste pemën.

Mësohet se inxhinieri është arrestuar pasi nuk mori masa mbrojtëse për punonjësin që humbi jetën si dhe nuk ka qenë prezent gjatë zhvillimit të punimeve.

Kujtojmë se një ditë më parë 46-vjeçari u rrëzua nga lartësia teksa ishte duke krasitur një pemë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Goricës” dhe punonjësi i Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkinë Berat që humbi jetën është shtetasi Sh.M, 46 vjeç.

Tagjedia ndodhi teksa punonjësi i shërbimit të Bashkisë me jelekun e verdhë veshur, kishte arritur ta priste pjesën e kurorës së pemës.

Në përfundim të punës shkalla mbi të cilën kishte hipur rrëshket dhe kjo ka bërë që 46-vjeçari të humbasë kontrrollin dhe të rrëzohet fatalisht duke humbur jetën. Gjatë rënies së tij shara elektrike vazhdonte të ishte ndezur.


Shtuar 28.08.2020 10:13