“Me elektroshok në organet gjenitale”, rrëfimi tronditës i ish-gardianit për torturat në burg ndaj myslimanëve në Kinë

Sipas disa dëshmive, komunisteti myslimanë në Kinë përballej me tortura çnjerëzore.

Një prej historive të dhimshme vjen nga një prej gardianëve të një burgu në Kinë, i cili është shprehur se torturat kanë qenë nga më çnjerëzoret, ku të burgosurit rriheshin për vdekje dhe përdoreshin edhe metoda të tjera për torturë si elektroshok dhe shkopinj gome.

“Në hapësira zakonisht qëndronin tre policë që shqelmonin dhe grushtonin njerëzit dhe i godisnin me kamxhikë – duke i detyruar të zhvishen lakuriq. Janë përdorur rripa – që është metoda më brutale. Njerëzit nuk mund të rezistojnë shumë, kryesisht janë rrahur deri në vdekje”, ka shpjeguar ish-gardian i identifikuar si Dijang, 39-vjeç, transmeton Telegrafi.

“Koka dhe sytë në veçanti u mbuloheshin nga gjaku dhe nuk mund të shihnin asgjë. Disa mbesnin pa sy. Më pas i pastronim me ujë, disa nuk i lejonim për ditë të tëra të mos flenë – nganjëherë metoda më e thjeshtë del të jetë më e keqja por shumë efikase. I dërgonim më pas në spital për tretman”, ka shtuar ai.

Gratë torturoheshin me elektroshok nëpër organe gjenitale, ua lidhnin duart me pranga dhe më pas i godisnin. Pas dy apo tre minutave fillonin të qanin nga dhimbjet”, ka shpjeguar ish-gardiani.

Në mesin e viktimave të torturave ishin edhe 14-vjeçarët. “krimi” i tyre ishte – thjesht se ishin pjesëtarët të komunitetit mysliman në pjesën perëndimore të Kinës që njihen si ujgurë – që regjimi komunist pavarësisht kritikave dhe apeleve të perëndimit – i persekuton vazhdimisht. Madje Shtetet e Bashkuara veprimet e Pekinit mbi ujgurë i cilëson si gjenocid.

Ish-gardiani që “hapi shpirtin” në një intervistë dhënë për Daily Mail, vie nga një familje lojale e policëve dhe anëtarëve të partisë. Thotë se ishte i bindur se kishte përmbushur obligimin patriotik dhe besonte në propagandën se po lufton kundër terroristëve, separatistëve dhe ekstremistëve islamikë.

Mia ëank nga Humans Right ëatch, thotë se gjykimi i tij vetëm sa e vulos pretendimet e shumë tjerëve për krimet që kryhen kundër njerëzimit nga regjimi kinez.

Presidenti kinez Xi Jingping në vitin 2015 kishte urdhëruar që policia t’i përcjellë, marrë në pyetje dhe të mbledhë informacione për “persona interesant”.

Një vit më pas, Xi filloi fushatën “goditja e fuqishme” kundër pakicës myslimane që përfshinte dërgimin e tyre nëpër kampe për “riedukim”. Në këto “qendra shkollimi” kanë shkuar ata që bartnin shami, kishin mjekra dhe familjet jashtë Kinës.

Policia thotë Diang, kishte për cak vazhdimisht ujgurët, pavarësisht asaj nëse kanë kryer ndonjë krim apo jo. Me një rast, kolegët e tij kanë rrahur për vdekje një taksist që transportonte pasagjerë me mallra të vjedhura.

Nëse dikush prej ujgurëve ankohej për varfri apo tentonte të largohej nga vendi, dërgohej në kamp. Nganjëherë fshatra të tëra dërgoheshin nëpër kampe. Adoleshentët përfundonin në burgje vetëm pse kishin biseduar për brutalitetin e policisë, bartnin mjekra apo shpërndanin video “islamike” nëpër rrjete sociale./albeu.com