PD: Rama bllokoi statusin e kandidatit
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Silvi Bardhi në një dalje për mediat u shpreh sot se Edi Rama dhe deputetët socialistë kanë frikë nga “drejtësia, ligji dhe zbatimi i tij” e për këtë arsye bllokuan heqjen e imunitetit dhe statusin e vendit kandidat për Shqipërinë për të tretin vit radhazi”.

“E vërteta absolute është se miliarderët në krye të Partisë Socialiste dhe zoti Rama nuk mund të pranojnë kurrë të heqin imunitetin sepse tmerrohen nga pasuritë e tyre të paligjshme, origjina e tyre nga fshehja e taksave, kontrabanda, grabitja e trojeve dhe pronave të të tjerëve, ndërtimet pa leje dhe trafiqet kriminale. Dy ditë më parë, në një takim me të rinjtë eurosocialistë në Jalë, ish-kryeministri Pandeli Majko zbuloi para shqiptarëve shkakun e vertetë të bllokimit më datë 6 gusht nga Edi Rama të heqjes së imunitetit dhe bllokimit të statusit të vendit kandidat. Pyetjes së njërit prej të rinjve se përse Partia Socialiste bllokoi më datë 6 gusht heqjen e imunitetit dhe statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, z. Majko iu përgjigj se Partia Socialiste nuk mund të pranojë heqjen e imunitetit për faktin se këtë e pranojnë ministrat të cilët sipas tij paskan të tyre gjykatësit dhe prokurorët”, u shpreh Bardhi. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2012, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori