Partia
Demokratike ka kërkuar sërish sot reagimin e kryeministrit Edi
Rama lidhur me sulmin në Kuvend ndaj deputetit Strazimiri. Përmes një komunikimi për mediat, deputeti Myqerem Tafaj tha se
Rama prej më shumë se një muaji hesht për inkriminimin e parlamentit dhe instalimin aty të skuadrave të dhunës anti-opozitë.
Sipas tij, shefi i qeverisë ka dështuar në përpjekjen për ti mbyllur gojën Partisë
Demokratike, ndërsa shtoi se do të vazhdojnë të denoncojnë çdo ditë aleancën kriminale me të cilën Edi
Rama erdhi në pushtet.
"Pas këtij akti banditesk të frymëzuar dhe të porositur nga Edi
Rama, rezultoi dhe u provua nga Partia
Demokratike, se instrumentat e dhunës që përdor kryeministri, janë deputetë të dënuar për vepra të rënda penale, si trafik prostitucioni e rrëmbim personi. Asnjë reagim, asnjë qëndrim, asnjë fjalë të vetme, nuk tha Kryeministri.
Prej 33 ditësh, ai hesht për atë që mund të jetë një nga zhvillimet më të rënda në historinë 23 vjeçare të demokracisë sonë, inkriminimi i parlamentit dhe instalimi aty i skuadrave të dhunës anti-opozitë.
Por Edi
Rama ka dështuar në përpjekjen për ti mbyllur gojën Partisë
Demokratike dhe përfaqësuesve të saj. Ne do të vazhdojmë çdo ditë të denoncojmë aleancën kriminale me të cilën Edi
Rama erdhi në pushtet, dhe më të cilën po kap çdo ditë, çdo zyrë, çdo institucion." u shpreh Tafaj.
Shtuar më 12/08/2014,
ora 11:47