PD: Qeveria të respektojë Kushtetutën
Pëlqej
Partia Demokratike akuzoi sot Kryeministrin Rama se ka urdhëruar deputetet e tij të mblidhen në komisionin e ligjeve për të shkelur ligjin dhe Kushetutën dhe rregulloren e Kuvendit.

“Sipas Kushtetutës dhe RregulloresKuvendit, sesioni i ri parlamentar mblidhet javën e parë të shtatorit. Por, Komisioni i Ligjeve është urdhëruar të mblidhet më datë 29 gusht me rend dite “Shqyrtimin e Dekreteve të Presidentit të Republikës.Shqyrtimi i Dekreteve të Presidentit nga Komisioni i Ligjeve më datë 29 gusht 2014 dhe përfshirja për votimin e tyre në seancën e datës 1 shtator 2014, po bëhet në kundërshtim flagrant me nenin 74 të Kushtetutës, si dhe neneve 26, 27 dhe 29 të RregulloresKuvendit. Mbledhja e deputetëve për shqyrtimin e Dekreteve që mbahet pa u thirrur sipas rregullores, e cila eshte e detyrueshme te zbatohet sipas nenit 75 të Kushtetutes, nuk sjell asnjë pasojë sipas nenit 78/2 të Kushtetutës dhe është nul”, tha deputeti Eduart Halimi në një deklaratë për mediat. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori