PD: Qeveria po rëndon dyfish xhepat e shqiptarëve
Pëlqej
Opozita reagoi pas miratimit nga ana e Komisionit Ekonomisë të garancisë bankare prej 86 milion eruosh për kompaninë çeke të energjise CEZ, duke u shprehur se kjo gjë do të rëndojë dyfish tek qytetarët shqiptarë. Nga selia blu, ish –zv/ministri i Ekonomisë Enno Bozdo tha se ky skandal po shitet si sukses.


“Do të paguhen tashmë 86 milione euro, por në fakt Shqipëria nënjë proces arbritrazhi do të kërkonte 3 miliardë USD dëmshpërblim për dëmin që CEZ i solli SEL si rezultat i thyerjes flagrante të kontratessë privatizimit; Do të paguhen tashmë 86 milionë euro, dhe në të njëjtën kohë paralajmërohet rritje e çmimit të energjisë elektrike duke rënduar dyfish mbi xhepat e shqiptarëve. Do të paguhen tashme 86 milionë euro, si nje akt i fundit i paprecendente, kur interesat e Shqiperisë dhe shqiptarevë janë shkelur me të dyja këmbët, kur reputacioni i Shqiperisëështë dëmtuar, kur, edhe pse opozita ka tashme muaj që e denoncon këtë megaskandal finaciar dhe moral, qeveria as merr mundimin më të vogël të sqaroje pozicionin e saj” tha Bozdo.

PD njoftoi se do të ndermarretë gjitha hapat e nevojshme për të mbrojtur interesat e shqiptarëve.
Shtuar më 23/09/2014, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori