Mesazhi apelues i infermierëve: Ne jemi ushtarë në frontin e parë! (VIDEO)

“Mbylle veten në shtëpi. Çdo dalje hap derën e virusit”.

Ka qenë ky apeli i Federatës Kombëtare të Profesioneve të Infermierisë.

“Nuk ka më kohë. Ne nuk kemi më shtretër ku njerëzit mund të shtrohen në spital, ne jemi të detyruar të përdorim përsëri pajisjet mbrojtëse personale, sepse ato janë të pakta, dhe në shumë situata ato në dispozicion nuk janë të përshtatshme.

Jemi në rrezik të vazhdueshëm. Nuk ka më as kohë për të qarë, në fund të ndërrimeve të turneve të gjata rraskapitëse. Ne jemi si ushtarë në frontin e parë.

Ne kemi nevojë për spitale, staf. Menjëherë. Tani. Jo neser Ne gjithashtu kemi nevojë për ju qytetarë të dashur”.


Shtuar 17.03.2020 15:50