PD: Qeveria fushatë spastrimi në Polici
Partia Demokratike e ka quajtur të turpshme fushatën e spastrimit të punonjësve nga radhët e policisë nga ana e Kryeministrit Rama. Përmes një deklarate drejtuar mediave, deputeti Arben Ristani theksoi se janë larguar nga puna 18 oficer karriere dhe 5 drejtues të lartë.


“Jemi në kushtet kur sapo ka përfunduar një greve urie, kur administrata është bërë çështje e ditës, dhe Edi Rama hoqi punonjësit e policisë. Treguesit e rendit janë përkeqësuar, këtë Rama e di mirë, por popullit ja fsheh.” bëri me dije gjatë fjalës së tij deputeti i PD-së.


Sipas Ristani, në këto muaj vrasjet janë shtuar, kjo për faj të paaftësisë së Rilindjes. “Në këto muaj kanë ndodhur 133 aksidente më shumë se vite më parë. Më shumë vrasje dhe shumë viktima. Të Nderuar qytetarë, kjo është paaftësia dhe puna e rilindjes, duke çuar punën e saj në kushte skandaloze.”-përfundojë fjalën e tij Ristani.
Shtuar më 07/06/2014, ora 13:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori