PD: Qeveria direktiva për të faturuar sa më shumë qytetarët
Pëlqej
Partia Demokratike deklaroi sot se marrëveshja e mazhorancës me kompaninë CEZ iu servir opinionit publik si kamardarja e shpëtimit të sistemit elektroenergjetik.

Deputeti demokrat Aldo Bumçi tha se Kryeministri dhe ministrat e tij bënë “be dhe rrufe” se kjo marrëveshje bënte që sot e tutje, punët në sektorin strategjik të energjisë të ecnin si mos më mirë.

Sipas tij, burime serioze nga kompania lajmërojnë se shqiptarët do të duhen të përgatiten për një dimër shumë të vështirë, do të paguajnë fatura më të larta dhe aforfe të energjisë elektrike, do të paguajnë për konsum më të lartë të energjisë, edhe pse nuk kanë konsumuar atë dhe do të jetë shumë e veshtirë të ankimohen, edhe pse mund të kenë të drejtë të apelojnë, duke shtuar se kjo është direktiva e qeverisë. Deputeti demokrat u shpreh se punonjësit e CEZ, sot me emrin OSHEE, kanë marrë urdhëra politikë nga lart që të mos faturojnë më pak se 200 kw/orë në fshat, edhe pse banorët e fshatit përgjithësisht shpenzojnë mjaft më pak, të mos faturojnë më pak se 200 KW/orë në ato banesa, në fshtat edhe në qytet, ku nuk banon njeri, dhe ku sipas tarifave të miratuara nga ERE, duhet paguar vetëm 340 leke/muaj. “Për biznesmenët e vegjël vijnë “supriza” të tjera. Pavarësisht llojit të biznesit, mikro apo të vogël, sezonal apo jo, biznesi nuk do të paguajë më pak se 500 kw/orë, pavarësisht sa i lexon matësi. Për të gjithë ju qytetarë që doni të ankoheni, përgatituni të mos ju dëgjojë askush në sportelet e kompanisë, sepse urdhëri është që t’ju sorollasin, mos t’ju lënë të bëni asnjë ankimim, edhe pse jeni plotësisht në të drejtën tuaj. Por ajo që i vëdamkën menaxhimit rilindast ish-CEZ, është fakti se nëse vula e matësit tuaj dëmtohet, qoftë edhe pa dijeninë tuaj, familiarët do të faturohen me 800 KW/orë, dhe bizneset me 1500KW/orë. Një abuzim i turpshëm ky!Me pak fjalë, OSHEE e sotme të kujton plotësisht CEZ-in e djeshëm!”, deklaroi Bumçi.

Ai tha se këto udhëzime janë dhënë pikërisht nga ata që dhanë urdhër të nënshkruhet marrëveshja me CEZ, edhe pse pa transparencë, fshehtazi dhe në dëm të interesave të shqiptareve. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori