PD-PS, sot debati per SHISH
Albeu.com
Rikthehet sot debati për SHISH në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion. Ende nuk dihet saktë nëse PD do ta përfshijë në rendin e ditës ligjin e SHISH, por burime nga PD-ja bëjnë me dije se sipas rregullores të gjitha ...... projekligjet që nuk u diskutuan seancën e kaluar duhet të përfshihen në seancën e fundit të këtij sesioni.

Gjatë seancës së kaluar, deputetët e PS-së bllokuan për disa minuta foltoren e Parlamentit duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës dhe i kërkuan disa ditë mazhorancës për t'u njohur me ligjin, pasi ata nuk ka qenë prezent në Kuvend, kur ky ligj është diskutuar në Komisionet Parlamentare për shkak të bojkotit.

Nga ana e mazhorancës nuk dihet nëse ligji do futet për miratim pasi kjo varet nga votat e LSI-së. Vetë kreu i saj, Meta ka deklaruar se është pro vendosjes së mandatit për kryetarin e SHISH, por edhe për këtë pikë ka kërkuar konsultimin me zyrat e NATO-s.

Qeveria shqiptare miratoi në mbledhjen e 20 janarit projektligjin për ndryshimin e ligjit të SHISH, por ky akt solli reagimin e SHBA-së, BE dhe NATO të cilat kërkuan që drafti të konsultohet me organet e tyre të specializuara para se të kalojë në Kuvend.
Shtuar më 26/07/2010, ora 09:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori