PD: Propagandë boshe dhe mashtrim me Zyrat e Punës
Pëlqej
Partia Demokratike denoncoi sot atë që ajo e quajti mashtrimin dhe propagandën boshe të qeverisë me Zyrat e Punësimit. Koordinatori për çështjet ligjore, Ervin Serjanji së bashku me një grup të rinjsh të profesioneve të ndryshme, të cilët kanë aplikuar për punë prej muajsh, por ende nuk kanë marrë përgjigje, u shpreh për mediat se qeveria nuk po bën asnjë politikë të re për punësimin.

“Humbja e vendeve të punës është një nga zhvillimet dhe ngjarjet më të rënda të ndodhura në këto 300 ditë. Politikat e gabuara të qeverisë vendosja e taksës progresive, rritja e proçedurave për punësim, kanë dekurajuar sipërmarrësit dhe investitorët për të krijuar më shumë vende të reja pune. Ndërkohë që qeveria nuk po bën asnjë politikë të re për punësimin dhe nuk po punëson asnjë njeri”, tha ai.

“E vetmja zgjidhje që jep qeveria, janë këto fasada të bukura të zyrës së punës, ndërkohë kushdo qytetar që aplikon në këto zyra përballet me mashtrim dhe me neglizhencë” u shpreh Serjanji./albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori