PD: Propaganda dhe inkriminimi i zyrave të shtetit të vetmet produkte të qeverisë
Pëlqej
Koordinatorja për median e PD tha sot se, sado e përditshme dhe e bollshme të jetë propaganda e kryeminisrit Rama, ajo nuk e mbulon dot inkriminimin që ai u ka bërë zyrave të shtetit deri në Parlament.

“Të dënuarit për trafik droge, për prostitucion, për rrëmbim personi, për kontrabandë, janë bërë aseti i Edi Ramës me të cilët ai ka kapur postet kyçe dhe po administron pushtetin”, tha Silvi Bardhi. PD thotë se do të zbardhë lidhjet e Ramës me krimin dhe dosjet e njerëzve më të afërt të mazhorancës që, sipas saj, kanë pushtetin real në vend. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori