PD: Prokuroria të hetojë Mimi Kodhelin, ka shkelur ligjin
Pëlqej
Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit Helidon Bushati ka akuzuar sot ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli për shkelje të ligjit. Sipas PD, Kodheli ka vënë mjetet e ushtrisë në shërbim të operacioneve të policisë.

Në një deklaratë për media deputeti Bushati shprehet se dëmtimi i helikopterit me një vlerë prej 12 milionë euro, të blerë nga kontributi i taksapaguesve shqiptarë, përbën një dëm të madh financiar.

"Dhënia e mjeteve të ushtrisë pa një marrëveshje, pa një vendim qeverie, pra pa një bazë ligjore, është një shkelje e rëndë. Duke i konsideruar asetetet publike si pronë private, Minsirja e Mbrojtjes ka shkelur ligjin, dhe ajo sot është nën akuzën e shpërdorimit të detyrës", tha ai.

Sipas tij, media ka denoncuar faktet prej kohësh, por Ministrja e Mbrojtjes hesht.

"Duke i konsideruar asetetet publike si pronë private, Minsirja e Mbrojtjes ka shkelur ligjin, dhe ajo sot është nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Media ka denoncuar faktet prej kohësh, por Ministrja e Mbrojtjes hesht. Eshtë koha që Prokuroria e Përgjithshme të tregojë vëmendjen e duhur ndaj këtij abuzimi me pasurinë publike, që ka kushtuar 12 milionë euro. Shkelja e ligjit dhe dëmi financiar i ardhur si pasojë kërkojnë hetim të menjëhershëm, të thellë dhe serioz. Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë të mos mbyll sytë para shkeljeve e shpërdorimit të qeverisë, të nisë menjëherë hetimin, të garantojë zbatimin e ligjit dhe të vërë shkelësit para përgjegjësisë", u shpreh deputeti Bushati. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori