PD: Prokuroria ka shkelur ligjin për Florenc Hoxhën
Juristi Ivi Kaso, Sekretari për Zgjedhjet në PD, ka përfaqësuar në gjykatë sot protestuesit e arrestuar nga Policia për revoltën e 16 shkurtit.

Kaso ka zbuluar për mediat një falsifikim të rëndë që prokuroria ka bërë për të nxjerrë me çdo kusht, fajtor për dhunë, njerin prej protestuesve, Florens Hoxhën. Kaso tha se prokuroria ka falsifikuar procesverbalin e arrestimit të Hoxhës fare haptazi, pasi në orën 21:00 kur shkruan se ka ndodhur arrestimi, në shtëpinë e Hoxhës ka qënë i pranishëm vetë kryetari i PD, Lulzim Basha dhe deputetët e djathtë. Ata janë larguar prej aty në orën 22:00, orë pas të cilit me ligj nuk mund të kryhej arrestimi.

Për këtë arsye, Kaso deklaroi se për këtë dokument të falsifikuar ka bërë kallëzim ndaj krerëve më të lartë të Policisë. Ndërsa, për protestuesit e tjerë të arrestuar, Kaso tha se nuk ka prova që të dëshmohet dhunë nga ana e tyre.
Shtuar më 19/02/2019, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori