PD pritet të braktisë sot Parlamentin
Pëlqej
Partia Demokratike pritet të bojkotojë seancën sotme të Parlamentit pas miratimit nga qeveria të aktit normativ që shtyn me gjashtë muaj hyrjen në fuqi të ligjit të shërbimit civil.

Sipas gazetës Panorama, në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, propozoi që në seancën e sotme të lexohet një deklaratë nga një prej përfaqësuesve të Grupit Parlamentar dhe më pas deputetët të lënë sallën e Kuvendit. Sipas tij, ky vendim merret edhe pas konsultimit që është bërë me përfaqësuesit e partive aleate, me të cilët Basha u takua pak minuta përpara se të mblidhej Grupi Parlamentar. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori