PD përgatitet për protesta të gjata, merr masa për...
Që opozita nuk do të ndalet me protestat, sepse shkarkimi i ministrit Saimir Tahiri nga posti i Ministrit të Brendshëm prej kryeministrit Edi Rama nuk i mjafton, kjo është e sigurt.

Jo vetëm prej deklaratës që dha sot pasdite kreu i PD Lulzim Basha nga cadra e protestës, por edhe nga ndryshimet e fundit që janë bërë aty.

Mesa duket, opozita po përgatitet për protesta të gjata, pasi sot në çadër kanë vendosur 6 kondicionere të medhenj, duke hequr ngrohjet me gaz.

Kjo për të përballuar të ftohtin e natës, me ndryshimet e fundit klimaterike qe nuk premtojnë shumë mot të ngrohtë muajin mars.

“Lajmi se kanë shkarkuar Tahirin është në radhë të parë një truk për ti hedhur hi syve shqiptarëve, opinionit ndërkombëtar, protestuesve që janë këtu ditë e nartë për 22 ditë me rradhë, është pra një tjetër nga ato prockat e këtyre 4 viteve. Perpjekje mjerane per ti shpetuar pergjegjesise qe vet edi rama ka per situaten ku e ka futur vendin

Mesazhi eshte i pandryshuar. Qendresa jone eshte vendosur deri ne krijimin e nje qeverie teknike Nese lajmi eshte i vertete, kjo është fitorja vetëm e juaja, e bashkimit qytetar dhe prova e qartë se forca e vetme e ndryshimit në këtë vend është bashkimi qytetar dhe kjo lëvizje popullore”, tha Basha pasdite nga cadra e protestes./Albeu.com/
Shtuar më 11/03/2017, ora 21:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori