Ktheu Elbasanin në “arenë lufte”, familjarët lënë trupin e 71-vjeçarit akoma në morg

Dita e djeshme nuk ishte aspak e lehtë për qytetin e Elbasanit i cili u kthye në një arenë lufte.

Pas 5 orësh rezistencë ndaj autoriteteve policore, duke mos u bindur për t’u dorëzuar, forcat speciale RENEA, ekzekutuan në banesën e tij, 71-vjeçarin e armatosur Lefter Zhidru.

Pritet që ekspertët ditën e sotme të bëjnë edhe një këqyrje të fundit të vendit. Sipas informacioneve nga policia nuk ka pasur familjarë të pranishëm.

Sa i përket tërheqjes së trupit, deri në këto momente mjekët kanë konfirmuar se askush nga të afërmit nuk është paraqitur për kryerjen e ceremonive mortore.


Shtuar 25.09.2020 06:37