PD përshëndet apelin e Kishës Katolike
Teksa Kisha Katolike ka apeluar që të zgjidhen kandidatë pa të kaluar kriminale, këtë deklaratë e ka përshëndetur Partia Demokratike.

"Partia Demokratike përshëndet deklaratën e sotme të Konferencës Ipeshkvnore për zgjedhjet vendore. Shqetësimi që ngre Kisha Katolike dhe kërkesa e saj për dekriminalizimin, për dhënien fund praktikave të shitblerjes së votave, për gjetjen e kandidatëve me integritet, janë shqetësimet e drejta të mbarë shoqërisë.

Partia Demokratike e vlerëson faktin që Kisha Katolike i jep zë problemeve dhe sfidave të mprehta që ka komuniteti ynë përpara këtyre zgjedhjeve. Ne duam të sigurojmë çdo qytetar se standartet e larta janë të një rëndësie kyçe në këto zgjedhje dhe Partia Demokratike është e angazhuar për të kandiduar persona me integritet, për të çuar deri në fund procesin e dekriminalizimit, për të mundësuar zgjedhje të lira e të ndershme, që vullneti i qytetarëve të shprehet siç ai buron, pa u shtrembëruar e manipuluar nga praktika e urryer e shitblerjes së votave, apo nga ndërhyrjet e keqbërësve me të kaluar kriminale", thuhet më tej në reagimin për media nga PD. /albeu.com/

Shtuar më 14/04/2015, ora 15:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori