PD paralajmëron nisjen e protestave në të gjithë vendin
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë ditës së sotme ka njoftuar se Partia Demokratike do nisë protestat në mbarë vendin për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Basha u shpreh se do jetë një aksion politik mbarë qytetar, sepse në një vend që nuk garantohet vota e lirë, është shumë e vështirë që një individ të ndërtojë jetën e tij dhe të fëmijëve të tij.

Partia Demokratike po nis shqyrtimin e të gjitha opsioneve, të aksionit politik qytetar të protestave, për të arritur përmes një bashkimi të madh qytetar, atë që kjo qeveri e kriminalizuar dhe e korruptuar deri në palcë ka refuzuar ta bëjë tashmë përmes rrugës institucionale”, tha ai.

Sipas tij; identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik janë kushte minimale për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kreu i opozitës, nënvizoi se dëshmitë tronditëse që vijnë nga vetë gjiri i qeverisë tregojnë që ky është një gjiriz dhe jo më kornizë institucionale.

“Ndaj u takon qytetarëve të marrin përsipër fatet e tyre, opozitën dhe Partinë Demokratike do t’i kenë në ballë të kësaj beteje”, tha më tej Basha.

Protestat e organizuara nga Partia Demokratike në të gjithë vendin, do përmbyllen më 18 shkurt, në një protestë masive në Tiranë./Albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 19:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori