MAQEDONI/ Rriten rastet me Covid-19, 4 viktima dhe 126 të infektuar në 24 orë

Në Maqedoninë e Veriut vijon të ketë shtim të rasteve të reja të prekur nga Covid-19.

Mediat raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 4 persona dhe janë konfirmuar pozitive me koronavirus 126 persona.

Nga fillimi i pandemisë 6334 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 2475 janë shëruar kurse 302 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri.

Për momentin janë 3557 raste aktive me Covid-19.


Shtuar 30.06.2020 15:47