PD nxjerr zbuluar Bes Kallakun, ja e vërteta e mesazheve me Bashën

Pëlqej
Pas publikimit të mesazheve private të Lulzim Bashës dhe Petrit Vasilit ku ato premtonin se do të merrnin pjesë në dasmën e Bes Kallakut dhe nuk morën pjesë, ka reaguar vetë PD.

Burime pranë kreut të PD-së, Lulzim Basha, thonë se ai nuk ka njohje me aktorin dhe se Kallaku ka gënjyer, shkruan Panorama.

Ky i fundit kishte publikuar në rrjetet sociale disa SMS, duke pretenduar se kreu i PD-së i kishte konfirmuar pjesëmarrjen në dasmë, po ashtu sikurse Presidenti Meta.

Mirëpo, burimet pranë kreut të PD-së, thonë për “Panorama” se “Bes Kallaku nuk i ka rezistuar dasmës së vet dhe gënjen. Kreu i PD nuk ka njohje personale me të”.

Gjatë dasmës së aktorit, në një ‘led wall’ janë pasqyruar disa nga mesazhet e Besit teksa fton në dasmë miqtë e tij.

Mes tyre ka qenë edhe mesazhi i Lulzim Bashës.

“Përshëndetje z. Basha. Do kisha shumë dëshirë që në datën 1 shtator t’iu kishim në dasmë”, shkruan Besi.

“Di vij me patjetër! Fjalë burri që do vij!”, ia kthen Basha sic duket edhe ne kete foto. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2017, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori