PD nxjerr videon ku njërit prej emigrantëve të bllokuar në kufi i bie të fikët (VIDEO)
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar një video të dhimbshme ku një prej shqiptarve që kanë mbetur në kufi i bie të fikët.

Bardhi thotë se trajtimi që po u bëhet shqiptarëve në kufi është çnjerëzor.

Reagimi i Bardhit

Situata e bashkëqytetarëve në kufirin tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë i ka kaluar limitet e trajtimit çnjerëzor. Pjesa dërrmuese e tyre janë punonjës sezonalë në shtetin grek, pa asnjë mundësi për të jetuar atje pa punë. Një vend anëtar i NATO-s dhe Këshillit të Europës, kandidat për anëtar në Bashkimin Europian, nuk mund të sillet kurrë me standardet e Koresë së Veriut ndaj qytetarëve të tij.

Qytetarë të lënë në mes të rrugës, për ditë të tëra, pa ushqim, pa ujë dhe pa asnjë ndihmë, po rrezikojnë jetën, vetëm për shkak se Qeveria nuk ushtron përgjegjësinë e saj ligjore. Është e patolerueshme që Qeveria vijon me kokëfortësi injorimin e të drejtës së qytetarëve shqiptarë për të hyrë në atdheun e tyre. Ky është krim. /albeu.com/

Shtuar më 07/04/2020, ora 14:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori