PD nxjerr përgjimet për "Pashain e Vlorës", vëllain e Fatmir Xhafajt (FOTO LAJM)

Partia Demokratike ka hedhur akuza të tjera ndaj Fatmir Xhafajt, në lidhje me vëllain e tij, Agron Xhafaj.

Deputeti Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe ish-ministri Gazmend Bardhi kanë hedhur të tjera akuza nga selia e PD.

Sipas Alibeajt, ligji ‘antimafia’ e bën vetë subjekt të ligjit Fatmir Xhafën.

Pjesë nga deklarata e Enkelejd Alibeaj:

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shfrytëzuar postin publik dhe pushtetin politik për t’i siguruar paprekshmëri nga ligji vëllait Agron Xhafaj, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge me 7 vjet e 2 muaj burg.

Janë 3 fakte të rëndësishme sesi Fatmir Xhafaj, në detyrën e Ministrit të Brendshëm shkeli ligjin duke penguar çdo veprim për ekstradimin e të vëllait.

Janë tre fakte të rëndësishmes se si Xhafaj ka penguar çdo veprim për ekstradimin e vëllait.

Agron Xhafaj nuk bën asnjë ditë burg se pse vëllai nuk përmbush përgjegjësitë e tij dhe të verifikojë identitetin e ri të vëllait të informojë autoritete italiane dhe ta arrestojë.

Ai falsifikoi dokumentet ligjore për të pamundësuar dënimin e tij si në Itali dhe në Shqipërisë.

Ministri i Brendshëm nuk zbaton Ligjin Antimafia dhe pengon që ligji të veprojë ndaj tij. Aktiviteti kriminal që ka kryer vëllai i tij e bën subjekt të ligjit vetë Fatmir Xhafajn.
Shtuar më 14/05/2018, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori