Dënohet me 5 vite burg shqiptari në Zvicër, akuza që rëndon ndaj tij

Një 23-vjeçar nga Kosova është dënuar me pesë vjet burg në Zvicër, pasi akuzohet për tentativë për vrasje.

I riu shqiptar është përfshirë në një sherr fizik para kishës së Shën Lukës në Lucern të Zvicrës.

Sipas medieve zviceriane shqiptari kishte drëjtuar thikësn njërit prej të rinjve të përfshirë në konflikt.

Ngjarja ka ndodhur pesë vite e gjysmë më parë, më 7 gusht 2017. Siç raporton “Pilatus Today”, 23 vjeçari me shtetësi kosovare, tashmë është dënuar nga Gjykata Penale e Luzernit.

Gjithashtu thuhet se 23-vjeçari ishte përfshirë në një grabitje të planifikuar në shkurt të 2017-ës./albeu.com/