Qytetarja reagon ashpër jashtë Infektivit: Nëna më tha nuk më japin as ujë

COVID-19 tashmë prej muajsh ka pushtuar Shqipërinë ndërsa në spitalet COVID qarkullojnë të shqetësuar familjarët e pacientëve të infektuar.

Ditën e sotme , vajza e një prej pacienteve të shtruara ka ngritur akuza të forta mbi spitalin.

Për Neës24, ajo thotë se nëna e saj tashmë është e intubuar, ndërsa shton se e ëma i ka thënë që në spital nuk i japin as ujë.

Qytetarja shprehet:

Nëna më tha nuk më japin ujë dhe nuk më ndërrojnë. Edhe koordinatorët nuk dinë të sillen. Shumë keq situata. Vijnë shumë dhe vdesin shumë. Nuk janë ato shifrat që publikojnë. Ndërkohë që nuk kemi asnjë lloj informacioni. I thashë doktoreshës që ta marr nënën në shtëpi dhe të japë frymën e fundit.


Shtuar 1.09.2020 11:40