PD: Nikolla të mbajë përgjegjësi për mashtrimin e Kryeinspektores
Pëlqej
Partia Demokratike kërkoi sot që ministrja e Arsimit të mbajë përgjegjësi për mashtrimin e kryeinspektores Ejona Isufaj. Në një konferencë për shtyp, ish-ministri i Arsimit, Genc Pollo, tha se kryeinspektorja Isufaj, e ka ditur të paktën që nga viti 2012">2012 që Doktoratura e saj është e paligjshme dhe e pavlefshme sepse është lëshuar nga një shkollë e paligjshme dhe fantazëm.


"Sot konfirmohet kryesisht që kryeinspektorja e Ministrisë së Arsimit, Znj. Jona Isufaj, e emëruar në këtë post nga neorilindasit e ka ditur të paktën që nga viti 2012">2012 që Doktoratura e saj është e paligjshme dhe e pavlefshme sepse është lëshuar nga një shkollë e paligjshme dhe fantazëm.
Një shkollë që ne e hetuam në vitin 2007 në bashkëpunim me shtetin francez dhe në gusht të 2007, pra fiks 7 vjet më parë, publikisht apeluam që njerëzit mos bëheshin viktimë e këtyre skemave mashtruese arsimore.
Megjithatë ajo pretendon që nuk e ka dëgjuar, pavarësisht se shtypi e ka mbuluar gjerësisht, si ai i shkruar edhe televizionet, dhe ajo ka qenë syveshmbyllur apo letargjike edhe një vit më vonë kur mori diplomën deri në vitin 2012">2012, kur pretendon që zyrtarisht i ka thënë Ministira e Arsimit kjo Doktoraturë, kjo diplomë Doktorature është e pavlefshme" tha Pollo.
Shtuar më 14/08/2014, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori