Ish-deputeti: Lulzim Basha po bën pazare me Ramën

Pedagogu i gazetarisë, njëherësh analist politik, Mark Marku, i ftuar sot në studion e “Abc News”, ka komentuar tryezën për reformën zgjedhore mes opozitës dhe mazhorancës.

Ai deklaroi se një parti politike duhet të bëjë kompromise, por jo pazare. Madje ai u ndal edhe në kritikat që ka marrë kryedemokrati Basha, nëse po bën pazare me Ramën.

“Kjo është një fyerje që u bëhet qytetarëve. Propaganda qeveritare fyen inteligjencën e qytetarëve, kur thotë se Basha po bën pazare me Ramën. Si mund të bëjë pazare Basha që kërkon të vijë në pushtet, me Ramën që kërkon ta mbajë pushtetin me çdo kusht.

Por nëse nuk krijohet mundësia për zgjedhje të ndershme, atëherë çfarë duhet të bëjë opozita?! Kur doli në protestë u kritikua, tani që ulet në bisedime për të garantuar zgjedhjet kritikohet sërish. Kjo është vetëm çështje propagande”, u shpreh Marku.


Shtuar 4.02.2020 15:41