PD: Në Qeparo po ngrihet "Pashallëku i Koços"
Pëlqej
Partia Demokratike dhe banorët e Himarës kanë denoncuar pabarëzinë para ligjit që po merr jetë kudo në vend. Duke u ndalur tek ndërtimi që po bën Koço Kokëdhima në Qeparo, 3 metra larg detit, në kundërshtim të hapur me ligjin dhe me cdo kondicion urbanistik, Partia Demokratikeshprehet se do të bëjnë gjithcka për ta ndaluar këtë pabarazi para ligjit, këtë masakër që i bëhet territorit e pasurisë së përbashkët.

Deputeti Arben Ristani, duke dënuar këtë shkelje të ligjit, u shpreh se qeveria po krijon pashallarë të rinj.

"Sot Qeparoi e ka një hall të madh. Një nga djemtë e vet nuk e do. Një nga djemtë e vet ka bërë këtë çiban këtu duke i marrë bukurinë Qeparoit. Një nga djemtë e Qeparoi ka bërë një çiban të madh këtu duke i marrë tokën Qeparoit. Një nga djemtë e Qeparoit ka bërë këtë çiban të madh duke i zënë dhe duke i ndotur detin Qeparoit. Por nuk është vetëm kjo. Të tillë çibanë kanë dalë kudo sot. Në këtë hall të madh sot është Tirana. Në hall të madh është edhe Fieri, në hall të madh është edhe Vlora, në hall të madh është edhe Saranda, ku pashai që do të jetë pasha, që do ti ngjajë edhe pashait të Janinës, që do ta konkurojë pashain e Janinës sepse kërkon ta bëjë kështjellën edhe më të madhe se sa e Porto Palermos. Pashai i ka marrë tokat kudo. Në hall të madh janë edhe në Xarë. Pashai po merr edhe naftën në Fier. Por në hall të madh është edhe Shqipëria sot, sepse kjo rilindje, kur lodhën pashallarët, duan edhe minorene për t’u çlodhur. Partia Demokratike është sot këtu bashkë me ju që të garantojmë se ne do ta luftojmë pashallikun, pashallëqet dhe pashallarët, se ne do të mundohemi patjetër të vendosim drejtësi në këtë vend, sepse është një e padrejtë shumë e madhe. Kur fakir fukarai mundohet të rregullojë shtëpinë, kur fakir fukarai mundohet të rregullojë avllinë, dhuna policore dhe shteti policor e çon në burg, ndërkohë që pashallarët bëjnë saraje të tilla. Këto saraje janë pa leje ndërtimi. Janë në kundërshtim me çdo rregull të urbanistikës, me çdo plan urbanistik, janë vetëm 3 metra larg nga deti siç e shihni. Kjo është një padrejtësi e madhe të cilën ne së bashku duhet patjetër ta luftojmë dhe tia heqim këto çibanë Shqipërisë", është shprehur deputeti i PD-së.


"Kam qënë këtu kur isha djalë i ri në shkollë të mesme dhe kam luajtur futboll tek kjo fushë dhe tani me këtë akt të Koços, më kujton filmin Tomka dhe shokët e tij kur shkuan gjermanët dhe i zunë fushën. Tani nuk kanë se ku të luajnë më rinia e shkollës apo fëmijët e Qeparoit. Ky është akti i Koços, kjo është padrejtësia që i bëhet kësaj zone në tërësi që nga Konispoli e deri në Vlorë. Kjo është padrejtësia që u bëhet e gjithë shqiptarëve me këtë ligj të shëmtuar për mosbarazi përmes njerëzve. Këta janë njerëz që pushtojnë dhe uzurpojnë gjithçka ndërsa të tjerë duhet të shkojnë në burg sipas mendit të tyre", vijoi Ristani.



Kryetari i Partisë Demokratike të Vlorës, Moisi Meminaj, tha se: "Partia Demokratike ka denoncuar pazaret korruptive të dyshes Rama-Kokëdhima. Ja dhe rezultati. Jemi këtu për të denoncuar zaptimin e plazheve publike nga kjo dyshe dhe jo vetëm. Jemi këtu për të ngritur zërin e të gjithë atyre qytetarëve që u mohohet e drejta për të ndërtuar. Jemi këtu edhe në emër të qytetarit Arjan Meçe i cili sot është në burg pa afat sepse kërkonte të restauronte shtëpinë e vetë. Jemi këtu për të denoncuar të gjitha aktet korruptive të kësaj maxhorance". /albeu.com/

Shtuar më 14/09/2014, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori